Policia greke ka vënë në pranga një 43-vjeçar shqiptar, për shfrytëzim prostitucioni. Shqiptari ka rënë në kurthin e ngritur nga policia greke, ku një efektiv policie u vu në rolin e klientit.
Shqiptari ra dakord me “klientin” i cili duhet të paguante 60 euro për shërbimin që do të merrte. Të dy shkuan në hotel, ndërkohë që jashtë godinës ndodheshin agjentë civilë të policisë greke.
Sapo “klienti” doli nga hoteli, 43-vjeçari shqiptar e priste poshtë me makinë për të marrë shumën e parave siç kishin rënë dakord. Në këtë moment, kanë ndërhyrë policët duke arrestuar në flagrancë shqiptarin që shfrytëzonte seksualisht 27-vjeçaren nga Shqipëria.















