Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili deklaroi sot se duhen kontrolle të rrepta të automjeteve për kushtet teknike, duke theksuar se aksidente si ai i sotmi në Krujë kanë ndodhur edhe më parë.
Vasili tha se duhet durim, por siguroi se janë marrë të gjitha masat për t’ju ardhur në ndihmë të plagosurve.
“Besoj se do të ketë një përkujdesje më të madhe për këtë që po ndodh. Janë aksidente të përsëritura nga mjete të tilla publike. Duhet që kontrollet teknike dhe shumë çështje të kësaj natyre duhet të kontrollohen me rigorozitet më të fortë. Sot është një rast. Nga eksperienca ime e mëparshme kam pasur tre raste të tilla tragjike. Gjegjanin, rastin e Cakranit, Himarës, etj. Të mos hezitojmë që automjetet që janë jashtë kushteve teknike të dalin menjëherë nga qarkullimi. Duhet të jemi të rreptë dhe çdo tolerancë do të thotë jetë njerëzish”, u shpreh ai.
















