Rreth orës 13:00 të ditës së sotme në hyrje të Tetovës një furgon i tipit Ford është përfshirë nga flakët.
Furgoni për arsye të panjohura ka marr flakë, po për fat të mirë askush nuk është lënduar, shkruan TetovaSot.
Në vendngjarje ka shkuar ekipi i zjarrfikësve të Tetovës, të cilët kanë lokalizuar zjarrin.
Policia ka nisur hetimin në lidhje me shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit.















