Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në Lushnjë.
Burime policore bëjnë se aksidenti ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, ku një mjet i paidentifikuara ka aksidentuar një këmbësor, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur.
Materialet për aksidentin iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”
Ndërkohë po punohet për identifikimin e mjetit, drejtuesit të mjetit dhe personit të aksidentuar.















