Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në një burg të Italisë, ku në vendin e një shqiptari është liruar një maroken i dënuar më parë për trafik droge.
Një gabim teknik i bërë nga administrata e burgjeve në Monza të Italisë shkaktoi një ngjarje qesharake, ku urdhri për lirmin e shqiptarit është ngatërruar me atë të marokenit.
Shqiptari i cili kishte disa vite që vuante dënimin për tentativë vrasjeje, kishte fituar të drejtën e lirisë, por autoritet e burgjeve liruan marokenin. Ky i fundit kujtoi se kjo ishte një punë e mirë e avokatit të tij.
Por ka qenë sërish policia e cila ka kuptuar gabimin dhe ka rikthyer sërish në qeli marokenin.















