Dy të rinj shqiptar kanë humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali, pasi janë shtypur nga treni.
Ngjarja e rëndë ndodhi në të gdhirë të së mërkurës në linjën hekurudhore “RhoArona”.
“Repubblica.it” bën me dije se viktimat ishin të moshës 17 dhe 23 vjeç.Ende nuk bëhen me dije identiteti i të ndjerëve. Ishte makinisti i një tjetër linje treni që po shkonte në Milano ai që zbuloi dy trupat dhe dha alarmin.
Besohet se kamerat që janë të vendosura në vendin e ngjarjes do të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
















