Një gjykatë belge ka dënuar të martën me 21 vite burg një shqiptar për vrasje, raportojnë mediat belge.
Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Eridion Belba, i cili u shpall fajtor për vrasjen e 79-vjeçares Mary Verelst në Bruksel, në nëntor të vitit 2012.
Belba akuzohet se ka vrarë në mënyrë brutale të moshuarën, gjatë përpjekjeve për të grabitur banesën e saj, në bashkëpunim me vëllain e tij dhe një person të tretë, A.G.. Prokurorët thanë se 21-vjeçari, pasi e kishte dhunuar me grushta dhe shqelma, e kishte qëlluar me thikë në fyt të moshuarën, duke i marrë jetën.
Autorët vodhën disa bizhuteri, të cilat më pas i shitën për 1,500 euro.
Në atë kohë, 21-vjeçari punonte në një apartament pranë banesës së të moshuarës.















