Një Gjykatë në Belgjikë ka dënuar me 12 vite burg një 21-vjeçar shqiptar për vrasjen e një të moshuare në vitin 2012.
Eridion Belba kishte hyrë për të grabitur banesën e të moshuarës në Bruksel, e më pas e dhunoi duke e qëlluar me grushte.
Shqiptari nuk u ndal me aq, por në fund i preu fytin me thikë.
Belba punonte në një restorant pranë banesës së të moshuarës dhe kishte vëzhguar prej disa kohësh lëvizjet e 79-vjeçares dhe kishte dijeni për paratë dhe sendet me vlerë që ajo mbante në apartamentin e saj.
Gjykata belge nuk hezitoi të dënonte të riun shqiptar për krimin e rëndë.















