Policia e Durrësit bën me dije se ditën e sotme janë vënë në pranga tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi i tyre është bërë me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Shtetasit e arrestuar janë Ilirjan Orhan, 53 vjeç, banues në Shkozet, Kridens Kërçuku, 37 vjeç si dhe Erald Zyka (Nasto) 34 vjeç, të dy banues në Durrës.
Bëhet e ditur se Gjykata e Milanos në Itali, ka nxjerrë urdhër arresti për veprat penale “Mbajtja e sendeve të vjedhura” dhe “Shkelje të ligjit për drogat”, në ngarkim të Ilirjan Orhan.
“Shkelje të ligjit për drogat e kryer në bashkëpunim” në ngarkim të Kridens Kërçuku dhe Erald Zyka (Nasto). Maksimumi i dënimit që parashikohet për ato është 20 vjet./G.S/















