Një operacion i gjërë policor është zhvilluar sot në katër qytete të Shqipërisë për persona të kërkuar nga drejtësia italiane për trafik droge dhe si rrjedhim janë arrestuar 10 dhe janë shpallur në kërkim, 2.
Operacioni i koduar “Riccio” u zhvillua në 4 qytete: Tiranë, Durrës, Fier dhe Elbasan dhe në pranga u vunë:
Agron Sulmina në Gramsh, Ardit Hyka në Fier, Dritan Çela në Tiranë
Erald Zyka në Durrës, Gazment Dimni në Kavajë
Kridens Kërçuku dhe Ilirjan Orhan nga Durrësi
Anesti Culli dhe Florjan Kokonozi nga Tirana
Ky operacion u zhvillua paralelisht me një operacion në Itali, mëngjesin e sotshëm, kundër dy bandave të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe armëve.















