Policia e Beratit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Azilanti 4”, ku ka arrestuar dy persona. Në pranga kanë përfunduar shtetasit Hektor Gole, 31 vjeç dhe Manxhar Shehu, 31 vjeç.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni kanë shpallur në kërkim shtetasin me inicialet K. G., 58 vjeç.
Sipas burimeve policore, të arrestuarit së bashku me 58-vjeçarin, po kalonin ilegalisht katër shtetas shqiptarë drejt Greqisë. Bëhet e ditur se në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar një automjet, 300 euro, 8 celularë si dhe 3 pasaporta. Të arrestuarit akuzohen për “Kalim të paligjshëm të kufijve”.
E. S
















