Një 27-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Pogradecit, pasi ka goditur një punonjës policie, i cili ishte në krye të detyrës.
Bëhet e ditur se nga specialistët e Seksionit për Krimet është arrestuar shtetasi Bledar Hoxhallari, 27 vjeç, banues në Pogradec.
Nga informacionet e para mësohet se arrestimi i 27-vjeçarit u bë pasi dje, ky shtetas në lagjen nr. 3 në qytetin e Pogradecit, duke qenë në gjendje të dehur, ka goditur e kundërshtuar me dhunë, gjatë kryerjes së detyrës, punonjësin e patrullës së përgjithshme, shtetasin me iniciale A. F .
Në orët në vijim pritet fluks i madh, pasi dogana greke nuk ka punuar 3 ditë. Ata kërkojnë kushte më të mira pune.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
E. S















