Anisa A., vajza që ishte protagoniste në video-skandalin seksual të ish-kryebashkiakut të Peshkopisë Shukri Xhelili ka bërë një tjetër denoncim në Prokurori.
Gazeta “Panorama” shkruan sot se vajza ka denoncuar se dyshon që anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Socialiste i kanë hapur adresë false në Facebook me emrin dhe fotografinë e saj, ku bëhen ofendime dhe sharje ndaj 21-vjeçares.
Facebook-un fals, thotë vajza, e përdorin disa persona që e fyejnë dhe kërkojnë ta denogrojnë pas video-skandalit që publikoi në media.
Anisa A. pohon gjithashtu se adresën e saj personale në Facebook e ka mbyllur për të shmangur presionet pasi u bë publike kjo histori , por një adresë false është hapur nga disa persona, që mendon se janë anëtarë të FRESSH-it në Dibër.















