Tri femra u plagosën në një aksident rrugor të ndodhur sot në aksin Elbasan-Cërrik. Aksidenti ka ardhur si pasojë e përplasjes së një automjeti tip “KIA”, i cili drejtohej nga Olsi Durri, 38 vjeç, me një makinë tip “Land Rover”, me drejtues G.XH., 45 vjeç, banues në Cërrik.
Tri vajzat e plagosura janë: XH.H., 31 vjeçe; E.V., 19 vjeçe; dhe N.I., 31 vjeçe, të tria banuese në Elbasan. Vajzat udhëtonin në mjetin që drejtohej nga 38-vjeçari Durri, i cili është vënë në pranga nga policia. Të plagosurat janë dërguar menjëherë në Spitalin Kirurgjik Elbasan ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën
















