Një ngjarje kriminale është parandaluar në Gramsh nga efektivët e policisë, duke arrestuar në flagrancë autorin.
Mësohet se ka qenë një konflikt mes dy personave për motive të dobëta gjatë ditës së djeshme, por ndërhyrja në kohë e policisë parandaloi vrasjen.
Në pranga ra 43-vjeçari Dritan Frangu, i cili gjatë konfliktit qëlloi me thikë 59-vjeçarin me iniciale I.B, duke e lënë të plagosur. N
ë vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë uniformat blu, duke parandaluar përshkallëzimin e ngjarjes. I plagpsuri u dërgua në spital në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Nuk saktësohet shkaku i konfliktit mes tyre, ndërsa autori akuzohet për vrasje me paramendim e mbetur ne tentativë dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.
















