Mësohet se bashkia do të drejtohet nga Et’hem Fida i cili momentalisht mban postin e nënkryetarit të bashkisë në fjalë.
Këshilli bashkiak i Dibrës e mori këtë vendim pas largimit të Xhelilit, i cili u largua nga ky post pas publikimit të një videoje ku ai i kërkonte favore seksuale një vajze në këmbim të vendit të punës.
Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë arrest me burg për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” për ish-kryebashkiakun Xhelili./E.SH/
















