Një 38-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor, të ndodhur në qytetin e Gjirokastrës.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, në fshatin Fllomo, njësia administrative Poliçan. Policia ka bërë të ditur se shtetasi me inicialet F. M., po drejtonte makinën tip “Mitsubish” me targa “MEA 2578”, kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë betoni.
Bëhet e ditur se si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë, 38-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital. Nuk dihet ende se si ka ndodhur aksidenti, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.















