Gjatë fjalës sot në Kuvend, kryeministri Rama ka ironizuar me akuzat që paraardhësi i tij i bën për lidhjet me drogën.
Rama i kujtoi Berishës se e ka akuzur për drogën që në kohën kur ai si kryebashkiak mbillte kumbulla të kuqe te Rruga e Kavajës. Më poshtë pjesë nga fjalimi i Ramës:
“Me drogën ti Sali më ke lidhur mua që kur mbolla kumbullat e kuqe që mbillja në Rrugën e Kavajës, për të rikthyer erën e qytetit në Tiranë, ju thoshe kumballat e kuqe janë paratë e drogës. 1 kumbull e kuqe pastron 15 mijë euro të fituara nga droga. Fantazi unë? Unë kam fantazi, por nuk e kam për të përbaltur dhe për t’ju vënë me librin e shtëpisë kundërshtarëve. Lekët e mia të drogës janë shumë të vjetra për ty. I kanë rrënjët tek kumbullat e rrugës së Kavajës. Ecni përpara, çdo person që shpallet në kërkim, që kapet, konsiderojeni drejtpërdrejt të lidhur me mua, kështu provoni vetëm një gjë: kur dikush të akuzon për diçka që s’e ke bërë është në gjendje ta bëjë vet”, – tha Rama.
Ish-kryeministri Berisha iu referuar disa herë sot në Kuvend Edi Ramës si “Ediscobari”, ndërsa e akuzoi për ndihmën që i dha Klemend Balilit për t’u larguar.
/LAPSI.AL/
















