Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot kërkesat e Partisë Demokratike për të mbajtur referendume vendore, si një mënyrë për të pyetur qytetarët në lidhje me parkimin nëntokësor tek “Parku Rinia”, objektet social-kulturore dhe administrative në hyrjen e Parkut të Liqenit, si dhe këndin e lojërave po ashtu në Parkun e Liqenit.
Trupa e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit ka vlerësuar si të drejtë vendimin e KQZ-së dhe nuk marrë kështu parasysh pretendimet e përfaqësuesve të Partisë Demokratike, duke e vlerësuar si të rregullt procedurën e ndjekur nga Bashkia e Tiranës.
Me këtë vendim i jepet fund edhe përpjekjeve për të bllokuar punët e Bashkisë, përfshi këtu edhe për ndërtimin e këndit të lojërave në Parkun e Liqenit, i cili, sipas kryebashkiakut Veliaj, do të jetë gatio më 1 qershor për fëmijët e Tiranës.
/Shekulli Online/















