Një 19-vjeçar është shpallur në kërkim pasi goditi me mjete të forta vjehrrën e motrës së tij. Dyshohet se shkak është bërë prishja e fejesës, që e ka shtyrë të riun ta godasë me mjete të forta dhe t’i krijojë të moshuarës plagë të mëdha.
Pas kryerjes së veprimit, 19-vjeçari është larguar për t’i shpëtuar policisë, raporton “Panorama”. Nga ana e Seksionit për Krimet ndaj Jetës është shpallur në kërkim 19-vjeçari me iniciale A.B., banues në Berat, pasi ka goditur me mjete të forta ish-vjehrrën e motrës L.Z., 61 vjeçe në Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Berat për veprat penale, “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Dhunë në familje”.















