Policia e Sarandës ka vënë në pranga Spartak Krecin, 20 vjeç dhe Xh. K., 18 vjeç, banues në Sarandë, ndërsa ka shpallur në kërkim A. J., 15 vjeç, banues në Sarandë, pasi i kanë vjedhur një studenteje para dhe bizhuteri me vlerë.
Në bashkëpunim me njëri tjetrin këta shtetas kanë kryer vjedhjen e portofolit dhe bizhuterive të shtetases me iniciale E. L., 20 vjeçe, banuese në Ersekë.
Këto para dhe sende të vjedhura më vonë janë përvetësuar nga Spartak Kreci.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.A.B
















