Një banesë në lagjen Dërgut në Shkodër është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Si pasojë e flakëve, një person është plagosur rëndë.
Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërkohë, dyshohet se kemi të bëjmë me një zjarrëvënie të qëllimshme.















