Një ish-polic është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap me drogë dhe municione. Ai është Altin Çela 43 vjeç dhe së bashku me të ra në pranga edhe Xhon Çela 21 vjeç.
Të dy u kapën me dy doza kanabis sativa, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, janë gjetur dhe sekuestruar 15 qese farmacie me kanabis, 7 granada dore difensive, 6 ndezës detonatore, 12 krehëra fishekësh.
Ata akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe shitje të lëndëve narkotike.















