Ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, njëherësh deputete e Shkodrës, i ka quajtur masa e rrepta të sigurisë që u morrin enkas për ardhjen e kryeministrit Edi Rama, të ngjashme me ato të një shtetrrethimi.
“Që në mëngjes, në Shkodëë është e ndaluar me kalu në pjacë dhe në bulevard… Nuk lejojnë me ec as në kembë, thua se është shtetrrethim.
Kjo nuk ka ndodh ndonjë herë ne qytetin tim, aq më pak në diten e Europës”, shkruan Topalli në Facebook.
“Në foto, shikoni metal detektorin. Shkodranët thonë “si me qenë në aeroport”, vijon Topalli, e cila poston edhe fotografitë e mëposhtme.
Lidhur me godinën e muzeut Marubi, ajo shprehet se ka qenë një investim i qeverisë së mëparshme.
“Qeveria vetëm inauguron veprat e të tjerëve”, shton ajo.

























