Një krim makabër tronditi sot Greqinë në zonën e Glyke në veri të vendit, ku u gjet i vdekur një shqiptar.
Viktima e moshës 25-vjeçare ishte ekzekutuar barbarisht, pasi autorët i kanë prerë kokën. Mediat greke kanë publikuar detaje të reja lidhur me këtë ngjarje të rëndë, sa i përket viktimës nga Shqipëria.
Trupi i tij është dërguar në morg për ekspertizë, por identiteti nuk dihet ende. Sipas dëshmive të banorëve të zonës ku u gjet viktima, 25-vjeçari kishte shkuar në atë fermë rreth 2 muaj më parë për të kërkuar punë. Ai kishte nisur të punonte si bari në një fermë të quajtur ‘Breeder’, shkruan Syri.net.
Por, asnjëri prej tyre nuk ka dhënë identitetin e viktimës, pasi siç shprehen ata, nuk ja dinin emrin. Identiteti i tij pritet të mësohet orët në vijim.
Trupi i pajetë i shqiptarit u gjet nga një fermer i zonës, i cili mbeti i shokuar kur pa kokën e prerë të 25-vjeçari dhe lajmëroi menjëherë policinë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për këtë vrasje për të zbuluar personat e përfshirë. Paraprakisht dyshohet se krimi mund të ketë lidhje me trafiqet e drogës./SYRI.net/















