Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka falenderuar sot për mbështetjen dhe ka thënë se janë mbjellë “#9000Pemex9muaj”.
Ai paraqiti “Qindra shelgje e kumbulla të kuqe” që “ju shtuan bregut jugor të Liqenit!”.
Veliaj e mbyllte komentin duke shkruar se “Gjërat nuk janë perfekte, por përmirësohen kur secili kontribuon me dashamirësi! Punë, jo fjalë.”.
Por nuk kanë munguar komentet kritike që ai ka marrë në Facebook.
Dikush i shkruante që duhet të pastronte Liqenin, që është i qelbur, përpara se të mbjellë pemë.
Dikush tjetër shprehte dyshimet e tij lidhur me specialistët e mjedisit në bashki duke shfaqur një habi të madhe që një zonë të pyllëzohet me kumbulla.
Të dyja komenetet janë fshirë më pas, por mund t’i shihni më poshtë të dokumentuara.
















