Me një fond prej mbi 5.5 milionë euro nga BE, ka përfunduar Bypass-in e Rrogozhinës, një segment prej 4.3 km me 2 korsi kalimi, dhe gjerësi totale 10.5m.
Ky aks që lidh Elbasanin me pjesën perëndimore të vendim ka qenë problem kombëtar dhe është pjesë e korridorit 8.
Një segment rrugor tashmë do ndihmojë së tepërmi levizjen e mjeteve në aksin Qaf-Thanë-Elbasan-Durrës, Vlorë apo Kukës dhe Shkodër.
Një nyje lidhëse më rëndësi të madhe pjesë e korridorit 8 e cila është ndërtuar për gati 20 muaj.
Projekti i implementuar përfshiu gjithashtu ndërtimin e dy rreth rrotullimeve, një degëzimi “T”, një ure me gjatësi prej 21.8 m dhe tre nënkalimeve për makineritë bujqësore.
Tashmë rruga ka përfunduar, pritet vetëm hapja e saj për kalimin e lirë të mjeteve.
Ndërkohë edhe Reja është gati për Tiranën.
Këtë e njoftoi sot kryebashkiaku i kryeqytetit Erion Veliaj.
“Nisën aktivitetet e para, faleminderit nga zemra atyre që punuan pa llafe prej muajsh për instalimin”, – shkruan ai në Fb.




















