Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se në gjashtëmujorin e fundit nuk ka pasur asnjë individ nga Kosova që ka marrë pjesë në luftërat terroriste në Siri dhe Irak.
Deklarata e kreut të shtetit u bë gjatë një takimi me përfaqësuesit e shoqatës gjermane për politikë të jashtme.
Thaçi foli edhe për rekomandimin për liberalizimin e vizave, anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike, që sipas tij, janë disa nga lajmet më të mira, të cilat i kanë pritur me padurim.
Ai pohoi se Kosova ka Kushtetutë dhe kornizë të mirë ligjore, prandaj sipas tij duhet të punohet edhe me drejtësinë. “Ne jemi duke forcuar edhe komponentin e sigurisë dhe ajo është e gatshme të bëhet armatë e NATO-s”, tha Thaçi./Shekulli Online/
















