Një trafik ndërkombëtar droge nga Shqipëria drejt Italisë është parandaluar nga policia kufitare e Durrësit ditën e djeshme.Një person është arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Konkretisht, është arrestuar Neshet Alushi 57 vjeç nga Vlora dhe është shpallur në kërkim 32-vjeçari me iniciale O.A.
Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë të portit të Durrësit, në autobuzin tip Iveko me targa AA 117 NA, me drejtues Neshet Alushin, në pjesën e bagazhit u gjetën dhe u sekuestruan rreth 20 kg lëndë narkotike kanabis sativa.




















