Dosja për ekstradimin e Arben Frrokut u është dorëzuar sot autoriteteve holandeze nga Ministria e Drejtësisë.
Frroku akuzohet për vrasjen e komisar Dritan Lamajt dhe është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit. Pas arratisjes vitin e shkuar ai u ndalau në muajin mars në Holandë, me një pasaportë greke të falsifikuar.
Fillimisht në media ishte ish-kryeministri Berisha që foli për ndalimin e Frrokut në Holandë. Më pas policia edhe policia u vu në lëvizje.















