Kryesia e re e Partisë Socialiste do të mblidhet sot pasdite në orë 17:00 në mbledhjen e saj të parë. Kryetari Edi Rama do të japë orientimet për zgjedhjen e 61 kryetarëve të rinj të PS-së në 61 bashkitë, sipas hartës së re administrative-territoriale, orientime që kanë të bëjnë me kriteret e përzgjedhjes.
Po sot, pritet që PS-ja të miratojë dhe kalendarin e festimeve për 25-vjetorin e partisë në 12 qershor. Rama synon të shkojë në këtë përvjetor me të paktën 150 mijë anëtarë, aq sa ai ka premtuar. Anëtarësimi në PS gjithsesi po vijon dhe Rama ka marrë pjesë vetë në fushatën e shpërndarjes së kartave të anëtarësisë.















