Para dy ditësh, Renato Myrtaj, djali i Faik Myrtajt që u vra në protestën e 21 janarit, bëri me dije se i ka ardhur një letër ku e kërcënonin me jetë.
Kjo letër kërcënuese vjen menjëherë pas deklaratës së Myrtajt se ka prova të cilat i disponojnë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me “21 janarin”.
Për më tepër Myrtaj është shprehur se do i drejtohet Strazburgut për zbardhjen e “21 janarit” në mënyrë që drejtësia të vendoset në vend.
Në një deklaratë për mediat, Renato Myrtaj është shprehur se dyshon që letrën kërcënuese ia kanë dërguar ato të cilët i vranë babanë, Faikun.
Në foton e mëposhtëme paraqitet letra kërcënuese ndaj Renato Myrtajt.
Letra
















