Vëllai i Hekuran Dedës, që u vra gjatë demonstratës së 21 janarit, është shprehur i zhgënjyer me vendimin e Gjykatës së Lartë për varrosjen e dosjes së kësaj ngjarje.
Ai thotë se familjarët do ta çojnë dosjen në Strasburg.
Zabit Deda shprehet se për katër vrasjet e 21 janarit, Sali Berisha duhet të ishte në burg.
Deda ka konfirmuar edhe njëherë, se badigardi i Berishës tre ditë pas vrasjes së vëllait, i ka vajtur me një valixhe me para, për ta bindur që ai të priste Berishën për ngushëllim në shtëpi.
“Berisha më ka sjellë njerëz në shtëpi, më ka sjellë valixhen me lekë.
Më ka çuar badigardin tre ditë pas vdekjes së vëllait.
Nuk e di sa para kishte në valixhe, por ai më kërkoi që të prisnim Berishën në shtëpi për ngushëllim.
Por unë se shes me lekë gjakun e vëllait”, thotë Zabit Deda për GSH.
















