Një sherr me thika ka ndodhur rreth orës 19:45, të mbrëmjes së sotme në rrugën “Dritan Hoxha”, pranë sheshit Shqiponja. Burime nga policia thanë se, ka pasur një konflikt të çastit me mjete prerëse.
Si pasojë e këtij konflikti, është plagosur lehtë i riu me inicialet M. N., 27 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.















