Një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht, ndërsa ishte duke punuar në zonën industriale të Fontanelle, në Treviso të Italisë. Vilson Coku, banor në Spinea, kishte pak ditë që punonte në fabrikë.
Atë e ka zënë makineria me të cilën punonte (kompresor për hapjen e vrimave), duke i shkaktuar plagë të shumta në trup. Pavarësisht se u dërgua me helikopter në spital, i riu nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë në vendin e aksidentit kanë shkuar hetuesit si dhe drejtues të kompanisë për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Sipas hetimeve të para shqiptari nuk ka qenë i punësuar nga kompania, por ishte marrë së fundmi për të hapur vrima në tokë.
Kryetari i komunës Fontanelle shprehu ngushëllimet për familjen e shqiptarit Vilson Çoku. “Jam thellësisht i keqardhur për atë që ndodhu, mendoj se kjo ishte e pashmangshme. Jam afër familjes së tij dhe shpreh ngushëllimet”, tha kryetari i komunës, Ezio Dan./tvklan.al
















