Agjenti i SHISH, Xhevahir Mzhika është dënuar dje me 21 vite burg nga gjykata e Tiranës për vrasjen e Florian Selmanit, në gusht të 2014-ës.
Zanafilla e konfliktit mes viktimës dhe autorit, që çoi më pas edhe në aktin kriminal, ka qenë një gomë e përdorur.
Mzhika bleu një gomë në servisin që administrohej nga Selmani, që më pas u bë shkak i një aksidenti, ku u lënduan disa anëtarë të familjes së agjentit.
Mes Mzhikës dhe Selmanit lindën kontradikta pas aksidentit, deri sa punonjësi i SHISH, rreth dy vjet më parë, qëlloi me një plumb pistolete Selmanin, duke e lënë të vdekur.
















