Ky është hajduti shqiptar Pashk Piroli, i cili u aksidentua me makinë pas një ndjekje të “të çmendur” nga policia.
Foto është publikuar nga policia italiane. Piroli kishte vjedhur një shtëpi dhe më pas një makinë në Montesilvano të Kietit.
Edhe pse policia i bëri shenjë të ndalonte, shqiptari e rriti shpejtësinë deri në 200 km në orë.
Aventura e tij përfundoi pasi u aksidentua.
Sipas policisë shqiptari kishte vjedhur disa bizhuteri, një televizor dhe 600 euro./Lapsi.al/
















