Bombardimet e forcave amerikane i kanë dhënë një tjetër goditje të ashpër financave të Isis, duke shkatërruar gjatë mësymjeve kundër pronave të Shtetit Islamik, para me një vlerë që shkon nga 500 deri në 800 milionë dollarë (rreth 440-700 milionë euro).
Lajmi është dhënë nga gjenerali amerikan Peter Gersten, që ka shtuar: “Krerët e tyre janë gjithnjë e më të varfër për sa u takon parave dhe dezertimet në radhët e tyre po rriten”.
Kështu që është përkeqësuar situata ekonomike e Isis, shpjegon gjenerali, sipas të cilave bombardimet e fundit amerikane, rreth 20, kanë kontribuar për një rënie të rekrutimeve të reja dhe në një rritje me 90% të dezertimeve në organizatë.
















