Një 34-vjeçar është proceduar nga policia e Tiranës pasi mashtroi me qëllim që të merrte kredi në një bankë të nivelit të dytë.
Mësohet se i proceduari penalisht, Marin H. ka mashtruar punonjësin e një banke duke iu prezantuar si dedektiv privat.
34-vjeçari i kërkoi bankierit që të merrte kredi me qëllim që t’i mbyllte një problem që kishte me një firmë private interneti.
Mashtrimi i tij u zbulua dhe policia i referoi materialet ndaj tij në Prokurorinë e Tiranës.
















