Pragosen dy persona nga policia e Tiranës, pasi akuzohen për dhunë në familje.
Shtetasit në fjalë, Kujtim Rrushi 44 vjeç dhe Qerim Mulgeci 30 vjeç, kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.
“U ndalua shtetasi Kujtim Rrushi, 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 17.04.2016, në banesë, ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen V. Rr., 45 vjeçe, banuese në Tiranë, së cilës i’u plotësua kërkesë padia për Lëshimin e Urdhrit të Menjëhershëm të Mbrojtjes. U ndalua shtetasi Qerim Mulgeci, 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesë për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases E. M, 26 vjeçe, banuese në Tiranë, kësaj shtetaseje i’u plotësua kërkesë padia për Lëshimin e Urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e policisë.















