• Latest
  • Trending
  • All

Hoxhët më mashtruan,ISIS më torturoi

24/04/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 2 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Hoxhët më mashtruan,ISIS më torturoi

24/04/2016
in Lajme

Një shtetas kosovar ka rrëfyer peripecitë e tij në Siri, se si ka përfunduar në ushtrinë e Shtetit Islamik dhe rrugën nga burgjet e ISIS-it në burgjet e Kosovës.

I thirrur për të dëshmuar në procesin gjyqësor kundër të akuzuarve Kastriot Halimi, Hajrullah Aliu dhe Dardan Kërqeli, dëshmitari ka pretenduar se ishte gënjyer nga imamët dhe torturuar nga terroristët. Ata e mbanin të mbyllur në qeli dhe kur hetuesit vinin, u lidhnin sytë, ndërsa i merrnin në pyetje.

Vazhdimisht kërcënoheshin se do t’i vrisnin. “Nuk mungonin torturat psikologjike dhe nganjëherë edhe ato fizike. Këta nuk ishin hetues të zakonshëm, por pjesë e strukturave të zbatimit të variantit më ekstrem të ligjit fetar, të të ashtuquajturit Shtet Islamik i Irakut dhe Levantit”, kujton kosovari F.S. në sallën e gjyqit, i cili ishte i mitur kur u arrestua për pjesëmarrje në organizata terroriste kur u kthye në Kosovë, dhe më pas u dënua me burg për të njëjtën vepër, sipas gazetës “EXPRESS”. Bashkë me një grup tjetër kosovarësh ai kishte udhëtuar për në Siri në shkurt të vitit 2015 dhe ishte kthyer në Kosovë në maj të të njëjtit vit. Ndonëse i riu nga Ferizaj pretendon se kishte udhëtuar në zonën e konfliktit për të ndihmuar popullin sirian dhe më pas kishte mbetur i burgosur në duart e ISIS-it, sërish sistemi i drejtësisë së Kosovës nuk ngurroi ta burgoste.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Kosovari, tani në moshë madhore, që po vuan dënimin në burgjet e Kosovës, pasi kishte vuajtur më parë keqtrajtimin në burgjet e ISIS-it, ishte thirrur në gjykatë për të dëshmuar mbi disa të akuzuar të tjerë që akuzohen për vepra që lidhen me terrorizmin. I ftuar nga Prokuroria Speciale, ai ishte dëshmitar në seancën gjyqësore kundër të akuzuarve Kastriot Halimi, Hajrullah Aliu dhe Dardan Kërqeli. “Prej Kosovës deri në Siri kam udhëtuar me personat Kastriot Halimi, Kujtim Xheladini, Hashim Alija, Valon Alija dhe Florent Bajrami”, – tha F.S.

“Familjen nuk e kam njoftuar për shkuarjen time ngaqë kam menduar që prindërit do të kundërshtonin”, tregon më tej ai. Dëshmitari tha se ishte njohur me Kastriot Halimin, kurse për Hajrullah Aliun tha se vetëm ka lexuar nëpër gazeta që është hoxhë, ndërsa për Dardan Kërqelin tha se nuk e njihte fare. Ai tregoi para trupit gjykues rrugëtimin nga Ferizaj deri në territorin e kontrolluar nga ISIS-i në Siri.

“Unë me Kastriotin fillimisht jemi takuar në Ferizaj ditën kur jemi nisur për në Siri, e më pas me taksi kemi shkuar deri në Shkup, dhe prej Shkupit deri në Stamboll kemi shkuar së bashku me aeroplan, pastaj nga Stambolli deri në Gaziantep, pikë kufitare mes Sirisë dhe Turqisë, brenda zonës që kontrollohet nga Shteti Islamik”, – tregoi F.S. Në gjykatë ai tha se motivi i shkuarjes në Siri “ka qenë çështje humaniteti dhe dhembshuria për çdo fëmijë dhe çdo njeri të pafajshëm që pëson prej asaj lufte”. Sipas tij, ligjërimet e hoxhallarëve në internet nga Shqipëria dhe Kosova kishin ndikuar që ai të bindej për të marrë aventurën e rrezikshme drejt zonës së konfliktit.

“Kam dëgjuar në internet ligjërimet e hoxhallarëve Ahmed Kalaja nga Shqipëria dhe Fatmir Latifi nga Mitrovica, po ashtu porositë profetike të profetit, që thërret që toka e Shamit apo e Levantit që është një pjesë e Sirisë të jetë e mbrojtur dhe e përkrahur nga myslimanët”, – tha F.S. Por dëshmitari tha se qëllimi i tij për kontribut paqësor nuk ishte realizuar, sepse pasi kishin rënë në duart e luftëtarëve të ISIS-it, atyre u ishte kërkuar që të merrnin pjesë në luftime. “Gjërat qëndronin ndryshe atje. Militantët e Shtetit Islamik na kanë thënë se nuk mund të ndihmonim vetëm popullin, por domosdoshmërisht duhej të merrnim pjesë në luftë. Si çdo mendje racionale unë vendosa të kthehem në Kosovë”, – tha ai.

Dëshmitari shpjegoi se në momentin që ai kishte shprehur dëshirën që të kthehej në Kosovë, iu nënshtrua torturave nga pjesëtarët e ISIS-it, pasi ata dyshonin se mos ishte ndonjë agjent sekret i shtetit, ndaj dhe e kishin dërguar në burgun e tyre në qytetin Raka. “Në momentin që jam ndarë nga Kastrioti, mua me disa persona të tjerë na kanë dërguar me makina me sy të mbyllur në burgun e militantëve në qytetin Raka të Sirisë, ku kemi qëndruar rreth 4 muaj, ku aty u jemi nënshtruar të gjitha torturave psikike e rrallëherë edhe fizike”, – tregoi F.S., i cili ishte i vetmi shqiptar në atë burg dhe merrej në pyetje në gjuhën angleze. “Pas katër muajve, militantët e panë që nuk kisha asnjë lloj përfitimi, gjetën mëshirë në zemrën e tyre dhe na liruan”, – tha dëshmitari. (BalkanWeb)

Post Views: 27
Tags: edi rama
Previous Post

Si dashuronin shkrimtarët tanë: Nga Kadare, Agolli e deri te Lasgushi dhe Petro Marko

Next Post

Rrefimi i të resë:”Do jesh e imja ose nuk ke për te jetuar”

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Rrefimi i të resë:"Do jesh e imja ose nuk ke për te jetuar"

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.