Policia e Sarandës, pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative ka ekzekutuar pasditen e sotme operacionin e koduar “Roja e Gjelbër”, përmes të cilit ka vënë në pranga tre persona të akuzuar për prerje të paligjshme të pyjeve.
Sipas një njoftimi për shtyp nga drejtoria lokale e policisë, në pranga kanë rënë shtetasit Avni Dula 41 vjec,Sadik Bashaj 31 vjec dhe Misto Apostoli 52 vjeç, banues në Sarandë e rrethina.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta persona prisnin drurët e pyjeve të maleve të Skërficës, të cilët më pas transportoheshin me furgonin e shtetasit Dula.
Në cilësinë e provës materiale, agjentët kanë sekuestruar mjetin në fjalë, dy motosharra dhe katër metra kub dru të prerë.
















