Burime zyrtare thone se më shumë se 300 shqiptarë te kosovës, kishin qenë të përfshirë në luftën e Sirisë, numri më i madh i pjesëmarrësve ishte pjesë e organizatës terroriste ISIS. Por ky numër ka rënë dukshëm pasi t është vështirësuar shumë largimi për në Siri.
Institucionet e Kosovës kanë vendosur masa më të rrepta dhe kanë venë nën vëzhgim një numër të madh të kosovarëve që dyshoheshin se kishin lidhje me ndonjërën prej organizatave terroriste.
Në uljen e numrit poashtu ka ndikuar edhe forcimi i kontrolleve neper aeroporte si dhe rritja e kontrollit të kufirit të Turqisë me Sirinë. Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi ka thënë sot se është zvogëluar numri i atyre që i bashkohen luftërave terroriste dhe kjo sipas tij përbënë një arritje e të gjitha institucioneve të sigurisë së Kosovës.















