Gjashtë tërmete të mëdha janë regjistruar të mërkurën, të enjten dhe fundjaven e kaluar.Disa prej tyre kanë qenë shkatërrues neJaponi dhe në Ekuador,ku vranë më shumë se njëqind persona e mbi një mijë u plagosën. Shkencëtarët besojnë se kjo seri tërmetesh të forta mund të jetë paralajmërim i keq.
Shkencëtarët shprehen se ky numër i madh i tërmeteve të forta në Azi dhe në Paqësor është shenjë paralajmëruese se po vjen një tërmet, mega-tërmet kataklizmik, si ai që ka goditur Nepalin në vitin 2015 ku u mbytën mbi 8.000 persona.
Dridhjet e përditshme të tokës nuk janë të pazakonta, por shkencëtarët janë të shqetësuar me rritjen e numrit të tërmeteve të fuqishme në zonën e Paqësorit për një periudhë të shkurtër kohore.
“Situata aktuale mund të na çojë në shfaqjen e të paktën katër tërmeteve të mëdha të madhësisë prej 8 të shkallëve të Rihterit. Nëse nuk ndodhin në javët e ardhshme, ka të ngjarë që në të ardhmen të jenë më të frikshme – tërmete kolosale”, paralajmëron Roger Bilha, sizmolog nga Universiteti i Kolorados.















