Banorët e Vetlandës ne Suedi,janë shokuar teksa kanë parë të valëvitet flamuri nazist pranë administratës së qytetit. Arsyeja e ngritjes së flamurit është ditëlindja e liderit te Gjermanisë naziste, Adolf Hitler.
Autoritet e qytetit kanë reaguar menjëherë duke hequr flamurin dhe e kanë cilësuar incidentin si “nxitje te urrejtjes rracore”,shkruan gazeta lokale Vetlanda-Posten.
“Flamuri do t’i dorëzohet policisë dhe do te ketë nje raport te detajuar për ketë incident të papranueshem”-është shprehur kryetari i komunës Magnus Färjhage.
Gjithashtu ai e cilëson këtë incident si “rast te izoluar”














