• Latest
  • Trending
  • All

SHULLAZET MBI ZGJEDHJET TONA

19/04/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 8 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

SHULLAZET MBI ZGJEDHJET TONA

19/04/2016
in Lajme

Astrit Patozi

Ka plot personazhe që po kërkojnë prej ditësh me këmbëngulje trimërinë “e munguar” të Dhori Kules dhe të Mynyr Konit, si shpëtim për gjoja dinjitetin dhe integritetin e akademizmit shqiptar. I cili sipas tyre duhet të jetë i përgatitur për të përballuar, jo vetëm sfidat e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, por edhe presionet e supozuara nga bandat e krimit. Përfytyro për një cast një akademik të veshur me antiplumb, që nget një makinë të blinduar, dhe që di të përdorë me zotësi të gjitha llojet e armëve të zjarrit. Me fjalë të tjera, sot na duhen profesorë që të jenë, edhe të penës, edhe të pushkës.
Ka të tjerë që e konsiderojnë mynxyrë të pagëlltitshme për Shqipërinë faktin që krimi guxoi edhe u fut deri në garën për rektorët e universiteteve. Ata janë aq të mërzitur sa gati po thonë se c’punë kanë banditët në bibliotekë, kur ata mund të vendosin gjoba, mund të grabisin toka, laguna, garazhe dhe pallate, mund të fitojnë dhe ndajnë tendera, madje mund të shkojnë edhe në parlament me kostume deputeti. Pra, e thënë ndryshe, ata nuk duhet lejuar të futen në një terren, që nuk i takon, ndërsa për të tjerat janë të legjitimuar dhe janë në të drejtën e tyre.
Ka prej tyre që janë të shqetsuar për vijimin e garës për rektoratin e Universitetit të Tiranës, sepse mendojnë se ajo tashmë është ndotur nga lajmi për kanosjen e njërit prej kandidatëve. Dhe si e tillë nuk duhet të zhvillohet apo duhet të shtyhet. A thua se fitorja e Konit apo e Dibrës do të ndryshojë rrënjësisht rendin e gjërave në Universitetin e Tiranës, i cili do të gdhihet të enjten ose i cliruar, ose i pushtuar. Në fakt, nuk është aspak kështu, sepse edhe në kanë diferencë të madhe midis tyre, dhe patjetër që kanë, kandidatët janë sërish të pafuqishëm ta bëjnë diferencën. Sepse kështu janë katandisur universitetet tona.
Kurse unë për vete, pas këtij lajmi, jam i alarmuar për atë që po ndodh me zgjedhjet në këtë vend dhe shikoj re të zeza sidomos për ato që do të mbahen vitin që vjen, të cilat do të vendosin për qeverinë e ardhshme. Natyrisht, nuk kam pritur të mësoj lajmin vërtet befasues të kërcënimit të kandidatit për rektor nga njëra prej bandave më të famshme të vendit për të shkuar në këtë përfundim. Sepse ne nuk kemi mbërritur rastësisht në këtë pikë.
Gjatë tre vjetëve të fundit, sa herë është votuar në Shqipëri, janë shfaqur frikshëm fenomenet më të shëmtuara, të cilat kanë shoqëruar zgjedhjet tona, që prej vendosjes së pluralizmit politik. Në fillim zgjedhjet e parakohshme për bashkinë e Korcës, të cilat u nxinë nga zbulimi i 2 mijë lekëshave për votë, që u shpërndanë nga shtabet e Partisë Socialiste. Pastaj zgjedhjet lokale, ku qeveria i përdori me sukses të gjitha marifetet e shpifura shqiptare të deformimit të votës, që nga aktivizimi i bandave, përdorimi i policisë, e deri tek blerja e votës.
Pak ditë më parë u mbajt referendumi anekdotik i Partisë Socialiste, i cili edhe pse nuk e kishte rëndësinë e zgjedhjeve të mëparshme, sërish rezultoi i manipuluar. Ka tashmë dëshmi të plota me zë e më figurë për trukime të rënda të rezultatit të tij, ndonëse edhe vetë referendumi ishte një lloj manipulimi ndaj statutit të partisë kryesore, që drejton vendin. Por le të mos merremi gjatë me të, se pastaj Edi Rama do të na thotë se për të qenë të interesuar për zhvillimet e forcës së tij politike duhet të anëtarësohemi patjetër në Partinë Socialiste. Ndërkohë që unë mendoj se për të paktën PD-në dhe PS-në, i takon të jetë i vëmendshëm dhe i nteresuar cdo shqiptar, pasi në të gjitha rastet njëra është qeveria, kurse tjetra është shemra e saj, ose alternativa e pushtetit.
Natyrisht të gjitha këto nuk do të kishin shumë vlerë nëse do të vinin vetëm si denoncim i Partisë Demokratike, si forca udhëheqëse e opozitës, sepse do të paragjykoheshin. Fatmirësisht, ka dhjetëra e qindra prova të shtypit që i damkosin rëndë të gjitha proceset zgjedhore të sipërpërmendura, të cilat fatkeqësisht kanë ardhur duke u përkeqësuar.
Ndaj them se nuk duhet të habitemi shumë se përse interesat apo guximi i bandave të krimit kanë mbërritur si pa u ndjerë deri në portat e universiteteve tona. Pikërisht, aty ku mendohej se nuk do të afroheshin kurrë, ndoshta edhe nga idea e përhapur gjerësisht, se banditët i zë libri.
Për të qenë realist, unë nuk mendoj se Edi Rama apo dikush tjetër në qeveri ka thirrur bandën Shullazit dhe i ka kërkuar të lajë hesapet me njërin nga kandidatët për rektor në Universitetin e Tiranës. Nëse kjo do të kishte ndodhur, në këtë vend nuk do të kishte më asnjë vlerë sa fjala, as shkolla, as arsimi apo kultura. Por edhe pse unë e mendoj kështu, kjo nuk e shfajëson fare Edi Ramën dhe qeverinë e tij.
Sepse bandat e gangsterëve nuk kanë nevojë që të marrin leje për cdo rast, në një vend ku ata ndjehen të gjithëpushtetshëm dhe të paprekshëm për shkak të shërbimeve politike, që kryejnë në kohë të caktuara. Në rast se ti i përdor kontigjentët kriminalë në fushata kundër rivalëve politikë, e ke shumë të vështirë padtaj ta kontrollosh ambicien e tyre për të ngrënë cdo gjë që shohin se fluturon. Ky është, sipas meje, shpjegimi për sulmin e cuditshëm mbi zgjedhjet në Universitetin e Tiranës. Dhe ngaqë është i cuditshëm, mendoj se është edhe më i rrezikshëm, si prognozë ugurzezë për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri.
Sepse cfarë kanë të përbashkët të gjitha proceset zgjedhore të këtyre 3 vjetëve “Rilindje”? E vecanta e tyre është se në asnjë rast mazhoranca nuk ka pasur në lojë fatin e vet politik, sepse asnjëherë nuk ka qenë i kërcënuar pushteti i saj. E megjithatë, zgjedhjet janë dhunuar me vullnet të qartë dhe diabolik, sa mund të flitet pa e tepruar se vjedhja e zgjedhjeve është shndërruar në një ves të kësaj qeverie dhe nuk është kot ajo shprehja e famshme që “huqi del me shpirtin”.
Pyetja që të vjen mënjehërë ndër mend pas kësaj është se cfarë do të bënte më shumë Edi Rama me Ilir Metën në rastin ekstrem, kur do të vendoset për karrigen e tyre të pushtetit, ndërkohë që nuk kanë lënë gjë pa bërë, dhe pse nuk kanë qenë fare në presion? Përgjigja merret me mend lehtë. Gjithcka, mbi këtë tokë. Edhe atë që nuk e përfytyrojmë dot sot.
Ndaj edhe është detyrim i opozitës dhe mision i cdo shqiptari që beson tek vota e lirë që ta ndryshojë këtë realitet tragjik. Ndryshe, jo vetëm kur të ketë zgjedhje të rëndësishme, por dhe kur të votohet për administratorin e pallatit, do të fitojnë, herë “të fortit” e Ramës, dhe herë ata të Metës. Në rastin më të mirë, do të fitojnë të dy bashkë, kur bien dakord paraprakisht për të njëjtin kandidat, i cili mbështetet nga të njëjtat banda. Njësoj si më 1 prill.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Tags: edi rama
Previous Post

Edhe Beqja tek Vollga?

Next Post

Prokuroria sekuestron hotel Vollgën – çfarë del nga hetimi

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Prokuroria sekuestron hotel Vollgën – çfarë del nga hetimi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.