Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e bujshme të ditëve të fundit në politikë, atë të Emiljano Shullazit.
Në statusin më të fundit në Facebook, Berisha njofton përfshirjen tërthore edhe të ministrit Ilir Beqaj në këtë ngjarje.
Sipas denoncimit të qytetarit dixhital, Shullazit ia dhuroi Vollgën Ylvi Beqaj, djali i xhaxhait të Ilir Beqajt.
“Arapi bamires i Shullazit qe i dhuroi Vollgen, eshte Ylvi Beqja, djali i xhaxhait te Ilir Beqes! Qytetari dixhital informon se: Arapi, bamiresi i madh qe e beri te lumtur Milin te Partise duke i dhuruar Hotel Vollgen, eshte fiks Ylvi Beqja, djali i xhaxhait te Ilir Beqes. Qytetari informon se arabet e vertet, te paketen prej 10 vitesh nuk jane dukur ne Shqiperi. Ketu na del nje tjeter Shullaz ne qeveri. I bej thirrje prokurorise te hetoje lidhjen mafjoze te Beqjave me Milin e Partise! sb “Doktor pershendetje, perfaqesuesi i arabeve tek Vollga eshte Ylvi Beqja, djali i xhaxhait te Ilir Beqes. Dhe arabet nuk kan shkelur te pakten prej 10 viteve ne Shqiperi. Dhuruesi real eshte djali i xhaxhait te Beqes se arabet kane deleguar tek ky pronen dhe nuk vijne kurre ne Shqiperi”, shkruan Berisha në Fb.