• Latest
  • Trending
  • All

Letra prekëse e kësaj vajze: Kam lindur pa mitër dhe pa vaginë

18/04/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 8 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Letra prekëse e kësaj vajze: Kam lindur pa mitër dhe pa vaginë

18/04/2016
in Lajme

Joanna Giannouli, 27 vjeç, ka një gjendje, që nënkupton se nuk ka mitër, qafë të mitrës apo vaginë. Ajo shpjegon për BBC sfidat e një sindrome që prek një në 5 mijë gra.

Kur pamë mjekun për herë të parë, babai e mbajti veten. Mamaja nga ana tjetër nuk e priti aq mirë. Ajo fajësoi veten për dhjetë vitet e shkuara. Ishte kaq prekëse ta shihje atë në këtë gjendje. Nuk folëm shumë për këtë gjë gjatë pesë viteve të para.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Nuk flisja dot. Ndjehesha e shkatërruar dhe jashtëzakonisht e dobët. Mamaja besonte se kishte bërë diçka gabim gjatë shtatzënisë. I shpjegova se nuk kishte bërë asgjë gabim, ishte thjesht çështje genesh.

Është një gjendje që stigmatizohet. Gjëja që më lëndoi më shumë ishte kur më braktisi ish-partneri, sapo e zbuloi këtë. U fejova kur isha 21 vjeç, ndërsa jetoja në Athinë. Kur i thashë të fejuarit për gjendjen time, ai e prishi fejesën. E gjitha kjo i përket të kaluarës dhe unë jam mirë tani.

Gjatë pesë viteve të shkuara, për fat kam gjetur dashurinë. Jam në një marrëdhënie stabël. Ai e dinte që nga fillimi për gjendjen time dhe vendosi të qëndrojë me mua. Ai e di se ndoshta e ardhmja do jetë pa fëmijë. Ai është OK me këtë. Edhe unë jam OK me këtë.

Jam një prej fatlumeve. Mamaja më çoi tek mjeku i familjes kur isha 14 vjeç për shkak se nuk më vinin menstruacionet. Ai nuk më vizitoi pasi nuk më prekte dot pjesët intime.  Kur u bëra 16 vjeç, më dërgoi në një spital për kontroll.

Ata e kuptuan se nuk e kisha tunelin vaginal dhe më thanë se kam sindromën Rokitansky. Për shkak se kam lindur pa një vaginë funksionale, mjekët më kanë bërë një të tillë që të mund të bëj seks. Shkoi mirë, shumë mirë.

Qëndrova në spital për rreth dy javë, në mënyrë që ta merrja veten. Më pas kalova tre muaj në krevat, nuk ngrihesha dot. Bëja ushtrime vaginale për të zgjeruar tunelin e ri vaginal. Ishte një procedurë revolucionare në Athinë.

Vagina e re ishte e ngushtë dhe e vogël dhe më shkaktonte shumë dhimbje gjatë seksit dhe na u desh ta zgjeronim perineumin. Është ajo zona e vogël poshtë vaginës. Është lëkurë, inde dhe duheshin prerë për të zgjeruar hyrjen. Pas kësaj isha mirë fizikisht, por nuk isha mirë emocionalishtë.

Është një barrë, diçka që nuk e heq qafe. Kisha partnerë që abuzonin me mua për këtë gjendje. Nuk mund të kisha një marrëdhënie stabël për vite, për shkak të kësaj. Është një situatë e padurueshme. Të vjedh lumturinë, mentalitetin, shanset për një marrëdhënie të mirë dhe të qëndrueshme.

Të lë më një boshllëk që nuk mbushet dot. Epo kanë kaluar dhjetë vite. Sërish ndjehem keq, por nuk më vjen më turp. Ka qenë një rrugë e gjatë. Kam kuptuar se nuk mund të ndryshoj, duhet të jetoj me këtë gjë.  Vitet e para mendoja se isha e pavlerë.

Një mall i dëmtuar. Nuk ia vlente të më dashuroje. Isha një shpirt i humbur për shumë vite. Kjo të shkatërron jetën. Luftova me depresionin, ankthin, sulmet e panikut, quajini si të doni. Më mësuan një leksion.

Edhe pse nuk besoj në Zot, besoj se kjo ishte një thirrje e fortë për zgjim- kurrë mos e merr diçka për të dhënë.U rilinda. Më dha një jetë të re, një identitet të ri. Ndryshova ritmin e jetës sime. Përpara isha një adoleshente me ulje-ngritje.

Pas kësaj u bëra e pjekur. U rrita shpejt. Jam falënderuese për këtë. Kjo më bën këtë që jam sot si njeri. E jetoj çdo ditë siç është. Nuk bëj plane për të ardhmen pasi nuk e di nëse do jem gjallë. Jo shumë njerëz e dinë këtë për mua.

Doja ta mbaja sekret.

Nuk mund të flisja pasi njerëzit më shihnin me keqardhje. Kjo më bënte të ndjehesha akoma më keq. Në Athinë, dhe në Greqi në përgjithësi, njerëzit janë mendjembyllur. Ndonjëherë më dukej sikur isha në Mesjetë. Nuk mund të gjeja një grup mbështetës apo dikë për të folur në Greqi.

Doja të flisja patjetër për këtë. Gjeta nja dy gra me këtë gjendje, por edhe ato u zhdukën se u vinte turp. Do doja të bëhesha mama në një farë mënyre, biologjike, surrogato apo kujdestare. Një nënë është jo vetëm ajo që të lind, por ajo që kujdeset për fëmijën. Në këtë fazë të jetës, nuk po e mendoj, por ndoshta në të ardhmen do kem fëmijë.

I dua fëmijët, do ta shohim. Është kaq çliruese të flasësh për këtë. Dua të mbështes çdo grua që ka këtë gjendje, për shkak se e di se po kalojnë një ferr. Shumë gra kanë kryer vetëvrasje për këtë. Është depresive. Kam gjetur forcën dhe kurajën për shkak se dua të ndihmoj gratë e tjera në këtë gjendje pasi nëse nuk ndihmojmë njëra-tjetrën, kush do na ndihmojë?

Më jep forcë kur flas për këtë.

Previous Post

Xhaxhai: Unë e di vrasësin e Aleks Nikës, edhe shteti e di, nuk do ta arrestojë

Next Post

Ramush Haradanaj tregon si është pasuruar familja e tij

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Ramush Haradanaj tregon si është pasuruar familja e tij

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.