Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sherri mes dy familjeve në fshatin Fermë në Sukth të Durrësit. Shkak ka qenë një ofendim krahinor mes tyre, që përfundoi me plagosje dhe arrestime.
Në pranga ka përfunduar 21-vjeçari, Met Shtara dhe janë proceduar në gjendje të lirë babai i të riut, 49-vjeçarin A. Shtara, si dhe xhaxhain 55-vjeçar A. Shtara.
Konflikti nisi në lokalin e fshatit, ku 55-vjeçari A. Shtara i ka thënë 53-vjeçarit K.L. “malok”. Burrat janë konfliktuar pas fyerjeve edhe fizikisht, ku është përfshirë edhe vëllai i 55-vjeçarit A. Shtara, (babai i Met Shtarës), raporton Tv Klan.
Për të marrë hakun e dajës, 27- vjeçari A.L (nipi i 53-vjeçarit K.L) ka shkruar në shtëpinë e familjes Shtara. Në këtë moment konflikti ka marrë një tjetër përmasë. Nga banesa ka dalë djali i familjes Shtara, 21-vjeçari Met. Ai ka marrë një thikë dhe ka goditur në këmbë 27- vjeçarin A.L.















