Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sot ndaj përfshirjes së Presidentit të Republikës, Bujar Nishani në debatin për këndin e lojërave në Parkun e Liqenit.
Nëpërmjet një postimi në twitter, Veliaj e ka konsideruar të turpshme angazhimin e Presidentit për të përkrahur prishjen e këndit të lojërave për fëmijë. Madje, ai i kujton Nishanit se është qytetari më i priveligjuar në Shqipëri, pasi jeton m’u në mes të parkut.
“Sa turp qe do t’u prishe parkun femijeve! Nishani i vetmi shtetas qe jeton me vile ne Park e eskorte ne pedonale!”, shkruan Veliaj. Ai ka ironizuar gjithashtu Nishanin në rolin që ka marrë në këtë rast duke u shprehur se: “Bota ka parë Kryetar Bashkie të dojë të bëhet President, por President të behet kryetar bashkie veç Tirana po sheh!”, shkruan Veliaj në Twitter.
“Lodrat do bëhen! Nëse Nishani ka vilë në Park, edhe fëmijët do kenë këndin. 200,000 fëmijët e Tiranës vlejnë më shumë se urdhrat e Partisë Demokratike, i dashur President”, përfundoi Veliaj.
















